LAJMI I FUNDIT:

Tre të plagosur në Runik të Skenderajt, njëri nga ta ndërron jetë

Tre të plagosur në Runik të Skenderajt, njëri nga ta ndërron jetë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se rreth orës 17:00 është raportuar për tre persona të plagosur në fshatin Runik të Komunës së Skenderajt.

Ai ka theksuar se njësitet relevante të Policisë së Kosovës, kanë reaguar me urgjencë dhe se më të arriturnë vendin e ngjarjes, njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë.


“Dy të plagosurit tjerë janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Policia ka arrestuar të dyshuarin, kryesinë e veprës, si dhe ka konfiskuar një armë. Policia është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, ka shtuar Zahiti. /Telegrafi/