LAJMI I FUNDIT:

Tre të lënduar nga aksidenti rrugorë në magjistralen Kërçovë-Ohër

Tre të lënduar nga aksidenti rrugorë në magjistralen Kërçovë-Ohër
Foto: Ilustrim

Dje në rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër ka ndodhur një aksident rrugor ku një person ka marrë lëndime të rënda.

Më 01.12.2018 në orën 11:25 në rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër tek fshati Novo Sellë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes veturave të markës “Audi” me targa të Kavadarit, e drejtuar nga K.B. (77) nga Republika e Shqipërisë dhe një automjeti transportues “Iveco” me targa të Shkupit, e drejtuar nga G.A. (46) nga Republika e Shqipërisë.


Nga ky aksident lëndime të rënda trupore ka marrë K.P. (66) nga Shqipëria bashkudhëtare me veturën “Audi”, ndërsa lëndime të lehta kanë marrë vozitësit e të dy automjeteve. Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Ohrit ku iu është dhënë ndihma e shpejtë.

Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë nga pjesëtarët e SPB Ohër./Telegrafi/