Tre të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, ku janë lënduar tre persona.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30.
“Sot rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/11/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate













































