LAJMI I FUNDIT:

Tre të katërtat e popullatës në botë ka telefon mobil

Tre të katërtat e popullatës në botë ka telefon mobil

Pothuajse tre të katërtat e personave mbi dhjetë vjeç në botë, kanë telefon mobil përmes të cilit kanë qasje në internet, por pothuajse një e treta nuk kanë qasje në të, njoftoi sot agjencia e Kombeve të Bashkuara.

“Telefonat mobilë janë mënyra më e zakonshme për të pasur qasje në internet, kështu që përqindja e njerëzve që zotërojnë një të tillë shërben si tregues për disponueshmërinë e tij”, shkruan Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (UIT) në raportin e tij vjetor, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, jo të gjithë pronarët e telefonave mobilë kanë qasje në rrjet, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta ku interneti me rrjet të gjerë shpesh është shumë i shtrenjtë.

Sipas të dhënave të UIT, 95 për qind e njerëzve në vendet e pasura kanë një telefon mobil, ndërsa 49 për qind në vendet më të varfra e kanë atë.

Qasja në internet po zgjerohet, por jo aq shpejt, pas një rritjeje gjatë pandemisë Covid-19 dhe kufizimeve, që detyruan qindra miliona njerëz të punojnë ose të studiojnë në online.

Është vlerësuar se 5.3 miliardë njerëz, ose 66 për qind e popullsisë së botës, përdorin internetin sot. Pothuajse të gjithë ata që nuk janë të lidhur janë në vendet më të varfra. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji
4 gjëra që prindërit duhet të kenë parasysh kur të blejnë një smartphone për fëmijët e tyre

4 gjëra që prindërit duhet të kenë parasysh kur të blejnë një smartphone për fëmijët e tyre

Teknologji
Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Teknologji
Një rekord i ri botëror është vendosur me procesorin e ri Core i9-14900 nga Intel, pamje që e dëshmojnë këtë

Një rekord i ri botëror është vendosur me procesorin e ri Core i9-14900 nga Intel, pamje që e dëshmojnë këtë

Teknologji
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Kalo në kategori