LAJMI I FUNDIT:

Tre policë qëllohen me pushkë në një kafiteri në Teksas, njëri prej tyre humb jetën – hetuesit besojnë se ishte organizuar një pritë për ta

Tre policë qëllohen me pushkë në një kafiteri në Teksas, njëri prej tyre humb jetën – hetuesit besojnë se ishte organizuar një pritë për ta

Një burrë i armatosur më pushkë ka qëlluar tre policë në Teksas para një kafiterie, derisa kishin dalë në vendin e ngjarjes pas një telefonate të marrë – ku një prej tyre humbi jetën.

Në anën tjetër, policia ka arrestuar një person pavarësisht që autoritetet nuk e dinin menjëherë nëse ai person ishte i dyshuar apo dëshmitar, ka bërë të ditur para gazetarëve zëvendës-sherifi në Houston, James Johns, transmeton Telegrafi.


“Mendoj që ishin viktimë e një prite, ishin qëlluar me pushkë”, ka shtuar Johns.

Të shtënat ndodhën rreth orës 2:15 të mëngjesit, pasi katër zyrtarë policorë në Harris, që punonin një punë shtesë në një kafiteri, dolën jashtë për të zgjedhur një problem.

“Mendonin se bëhej fjalë për plaçkitjes ku dëshironin të parandalonin më të keqen. Ata tentuan të arrestojnë të dyshuarin, kur hasën në pritë”, ka shtuar zëvendës-sherifi.

Ata janë dërguar me urgjencë në spital për tretman, por njëri prej tyre nuk i mbijetoi plagëve. E të mbijetuarit ishin qëlluar në shpinë dhe këmbë. Hetuesit besojnë se vrasësi ishte një djalë rreth të 20-ve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Botë
Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Azia
Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Kroacia

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Netanyahu po refuzon të flasë në telefon me kryeministrin britanik

Netanyahu po refuzon të flasë në telefon me kryeministrin britanik

Evropa
Kalo në kategori