LAJMI I FUNDIT:

Tre pengjet izraelite që u vranë gabimisht nga IDF-ja kishin kërkuar ndihmë – kamera e qenit të ushtrisë izraelite i filmoi

Tre pengjet izraelite që u vranë gabimisht nga IDF-ja kishin kërkuar ndihmë – kamera e qenit të ushtrisë izraelite i filmoi

Një qen i ushtrisë izraelite kishte pasur të vendosur një kamerë, me të cilën kishte filmuar një nga tre pengjet izraelitë që u vranë gabimisht nga izraelitët – duke kërkuar ndihmë, shkruan Times of Israel.

Kështu të paktën thuhet në raportin e hetimit të ushtrisë izraelite, që gjithashtu thuhet se kishin tentuar me të gjithë forcat të tregojnë identitetin e tyre para se të qëlloheshin gabimisht nga IDF-ja, transmeton Telegrafi.

Sipas raportit, gjatë 10 dhjetorit, trupat e Brigadës Golani kishin hasur një grup të militantëve të Hamasit, të cilit kishin hapur zjarr mbi ta nga një ndërtesë.


Gjatë kësaj beteje, një qen i ushtrisë izraelite ishte dërguar në këtë ndërtesë, ku më vonë është konstatuar se brenda saj po mbaheshin peng izraelitët.

Korrespondenti i Al Jazeera po raportonte, raketat izraelite godasin spitalin në Rafah – publikohen pamjet e këtij sulmi
Lexo po ashtu Korrespondenti i Al Jazeera po raportonte, raketat izraelite godasin spitalin në Rafah – publikohen pamjet e këtij sulmi

Qeni i IDF-së është vrarë nga një militant i Hamasit, i cili disa minuta më vonë u qëllua nga pjesëtarët e Golanit, duke i lejuar Alon Shamrizit, Yotam Haim dhe Samar Talalka që të ikin nga objekti.

Gjatë betejës, kamera e vendosur në trupin e qenit, kishte regjistruar zërin e njërit nga pengjet – që me gjasë ishte Alon Shamriz i cili bërtiste “ndihmë” dhe se janë tre pengje. E pasi që pamjet e kamerës nuk transmetoheshin në kohë reale, IDF-ja më vonë zbuloi pamjet.

Në anën tjetër në raport thuhet se Shamriz, Haim dhe Talalka kishin tentuar t’i afrohen trupave izraelite, por ata i ngatërruan me militantë të Hamasit dhe i qëlluan për vdekje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori