LAJMI I FUNDIT:

65 vjeçari nga Ferizaj që vdiq nga arresti kardiak rezultoi pozitiv edhe në COVID-19

65 vjeçari nga Ferizaj që vdiq nga arresti kardiak rezultoi pozitiv edhe në COVID-19
Foto: Arkiv

Tre pacientë të Klinikës Emergjente në QKUK kanë rezultuar pozitiv me coronavirus Covid-19, dhe njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), përmes një njoftimi për media.


“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton se sot ka pranuar një informatë nga ana e Klinikës Emergjente, se tre pacientë që kanë marrë trajtim në kuadër të Klinikës Emergjente, pasi janë marrë mostrat si të dyshuar për Covid-19, pas rezultateve të konfirmuar nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kanë rezultuar pozitiv.

Të tre pacientë janë pranuar dje në kuadër të Klinikës Emergjente

F. M ( 1969), punëtor fizik nga Malisheva, i lënduar. Për shkak se vinte nga zona e prekur me Covid-19, i është bërë testi dhe ka dalë pozitiv.

I.SH ( 1955), i transferuar nga Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj, ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i njëjti për shkak të arrestit kardiak, përkundër angazhimit maksimal nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente, ai nuk ka arritur të mbijetoi. I njëjti ka rezultuar pozitiv në Covid-19 pas testimit, post mortum.

G. M (1964), nga Mitrovica, i trajtuar fillimisht në Spitalin Amerikan, transferohet në Klinikën Emergjente, probleme me diabet dhe zemër, pas rezultateve rezulton Covid-19 pozitiv. Është transferuar për trajtim të mëtejmë në Klinikën Infektive”, thuhet në njoftim.

Stafi i Klinikës Emergjente ka qenë dhe është i pajisur me të gjitha masat mbrojtëse kundër Covid-19. Po ashtu, menjëherë është bërë dezinfektimi i hapësirave të Klinikës Emergjente, sipas rekomandimeve dhe udhëzuesve të IKSHPK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori