Interi thuhet se është i interesuar për Dodon, Nahuel Molinan dhe madje edhe për rikthimin e mundshëm të Mattia Zanottit, pasi objektivi i tyre kryesor në krahun e djathtë, Joao Cancelo, do t'i bashkohet Barcelonës.

Interi është në kërkim të një anësori të ri të djathtë, pasi titullari i tyre, Denzel Dumfries, nuk pritet të kthehet në aksion para muajit mars.


Nerazzurrët kishin hapur bisedime me Al-Hilal për Cancelon, por mbrojtësi portugez ka zgjedhur të kthehet në Barcelonë.

telegrafi.com

Sipas gazetarit Matteo Moretto, mbrojtësi i djathtë i Fiorentinës, Dodo, është një opsion për Nerazzurrët edhe nëse gjigantët e Serie A nuk kanë filluar ende negociatat me toskanët. Napoli, nga ana tjetër, tashmë është interesuar për brazilianin.

Gazeta Tuttosport përfshin Nahuel Molina të Atletico Madridit midis opsioneve të Interit për krahun e djathtë, por sipas gazetës me bazë në Torino, Nerazzurrët mund të marrin në konsideratë edhe rikthimin e Zanottit.

telegrafi.com

22-vjeçari është produkt i akademisë së Interit, dhe gjigantët e Serie A kanë një klauzolë blerjeje, kështu që rikthimi i tij i mundshëm nga FC Lugano ndoshta do të ishte më i lirë sesa nënshkrimi i Dodos ose Molinës. /Telegrafi/

telegrafi sport app