LAJMI I FUNDIT:

Tre minatorët kinezë të ngujuar qe dy ditë në minierën e Bulqizës

Tre minatorët kinezë të ngujuar qe dy ditë në minierën e Bulqizës

Fati i tre minatorëve kinezë të bllokuar nga shpërthimi i gazit metan dhe hidrogjenit në thellësitë e kompleksit minerar të Bulqizës mbetet i panjohur deri në mesditën e së hënës pasi grupet e shpëtimit nuk kanë arritur të depërtojnë në zonën e njohur si niveli 21, i cili gjendet në rreth 1,500 metra nën nivelin e tokës.

Grupet e kërkim shpëtimit të minierës gjatë ditës së shtunë kur dhe ndodhi aksidenti, punuan për të hyrë në minierë, për të mësuar për fatin e tre minatorëve të bllokuar, por nuk mundën të shkojnë poshtë nivelit të 5-të, pasi kishte prani të madhe gazi.


Për këtë shkak, ata ndërprenë kërkimet në mbrëmjen e të shtunës për të rinisur punën të dielën, kur erdhën edhe specialistë të Repartit të Inspektim Shpëtimit të Minierave (RISHM) nga Ministria e Energjetikës Tiranë. Në operacionet e ndërmarra gjatë të dielës nga grupet e përbashkëta të kërkim shpëtimit, është bërë e mundur zbritja deri në nivelin e 14-të dhe janë hedhur tubat e ajrimit deri në nivelin e 16-të.

Shpërthimi në minierën e Bulqizës në mesditën e të shtunës shkaktoi tre të lënduar, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa bllokoi në thellësi edhe tri minatorë të tjerë. Të gjithë të lënduarit ishin punonjës të kompanisë Ëenzhou Mining Co Ltd, e cila është kontraktuar nga koncesionari shqiptar Albania Chrome, për punimet në një objekt të njohur si pusi nr. 9. Synimi i pusit është të lidhë nivelin 16 me nivelin 21 të minierës, për të bërë të shfrytëzueshëm një sasi minerali kromi në thellësi të mëdha, investim që sugjeron se do t’i shtojë jetëgjatësinë e shfrytëzimit të këtij burimi minerar.

Por tre shpërthime të mesditës së të shtunës raportohet se kanë shkaktuar dëmtime të strukturës së minierës, gjë që po pengon grupet e shpëtimit të mbërrijnë te thellësitë ku mbetën të bllokuar minatorët.

Ekspertët shpjeguan për BIRN se shpresat janë që grupet e shpëtimit do të arrijnë në zonën e aksidentit rreth mbrëmjes së të hënës pasi sistemi i ajrimit të ketë ulur nivelin e lartë të gazit në thellësitë e minierës.

Kompleksi minerar i Bulqizës është një nga burimet minerare më të rëndësishme të Shqipërisë, por kromi i nxjerrë atje gjatë viteve 1980, kur qeveria e kohës e kishte këtë mineral si burimin kryesor të të ardhurave në valutë, ka bërë që miniera të degradojë dhe të kthehet në burim të vazhdueshëm aksidentesh duke i marrë jetën shumë minatorëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori