LAJMI I FUNDIT:

Tre lojtarët kryesorë të Chelseat në listën e dëshirave të Perezit

Tre lojtarët kryesorë të Chelseat në listën e dëshirave të Perezit

Gjiganti spanjoll, Real Madridi ka tre lojtarët kryesorë të Chelseat në radarin e tyre si objektiva primar për transferimin e tyre në 2018.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka simpati të veçantë për sulmuesin, Eden Hazard dhe ylli belg është i pari në listën e blerjeve për përforcimin e skuadrës.

Babai i Hazardit: Refuzoi vazhdimin e kontratës me Chelsean, pret lëvizjen e Real Madridit
Lexo po ashtu Babai i Hazardit: Refuzoi vazhdimin e kontratës me Chelsean, pret lëvizjen e Real Madridit

Sipas babait të Hazardit, belgu ka refuzuar kontratën e re nga Blutë vetëm dhe vetëm për të nënshkruar me Realin.


Hazard është dëshirë e vjetër e Realit (Getty Images)

Interesimi i Reali nuk përfundon me Hazardin, pasi së bashku me të pëlqehet edhe portieri, Thibaut Courtois, për blindimin e portës për disa vite.

Courtois shihet si portier afatgjatë në Bernabeu (Getty Images)

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, lista nuk përfundon këtu pasi në listën e preferencave të Perezit tani është edhe mbrojtësi Cesar Azpilicueta.

Drejtuesi i Realit e sheh reprezentuesin e Spanjës si konkurrencë të mirëfilltë për bashkëkombësin e tij, Dani Carvajal.

Azpilucueta është njëri nga lojtarët kryesor të Chelseat sezonet e fundit (Getty Images)

Achraf Hakimi nuk arriti të fitojë zemrën e trajnerit Real Zinedine Zidane dhe do të lejohet të lëvizë diku tjetër dhe përforcimi do të fokusohet te Azpi.

Azpilicueta është gjithashtu në listën e Barcelonës dhe nuk i ka fshehur ambiciet e tij që një ditë të kthehet në Spanjë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester City përgatit sensacion për zëvendësimin e Guardiolës

Manchester City përgatit sensacion për zëvendësimin e Guardiolës

Premier League
Chelsea është gati të shpenzojë 180 milionë euro për dy yjet e Real Madridit

Chelsea është gati të shpenzojë 180 milionë euro për dy yjet e Real Madridit

Premier League
Barcelona dhe problemet e sërishme me regjistrimin: Ter Stegen bën bujë në fund të sezonit

Barcelona dhe problemet e sërishme me regjistrimin: Ter Stegen bën bujë në fund të sezonit

La Liga
Gjiganti evropian po ndjek nga afër situatën e Haalandit mes raporteve për pakënaqësi te Man City

Gjiganti evropian po ndjek nga afër situatën e Haalandit mes raporteve për pakënaqësi te Man City

Ndërkombëtare
Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

La Liga
Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

La Liga
Kalo në kategori