LAJMI I FUNDIT:

Tre gjigantët e Ligës Premier kontaktojnë agjentin e Raphinhas

Tre gjigantët e Ligës Premier kontaktojnë agjentin e Raphinhas

Barcelona kishte shikuar shitjen e Raphinhas verën e kaluar, pasi ata kërkuan të financonin një lëvizje për Nico Williams. Prania e brazilianit ka rezultuar të jetë një nga vendimet më të mira të marra nga Blaugrana këtë sezon, pasi ai ka shpërthyer duke treguar formë të lartë.

Paraqitjet e mira dhe forma e lartë ka bërë që Raphihna të tërheq sërish interes nga të pasurit dhe klubet elitare evropiane.

Sipas gazetës Sport, Arsenali, Liverpool dhe Manchester City kanë pyetur të gjithë për disponueshmërinë e Raphinhas verën e ardhshme.


Megjithatë, shanset që ai të largohet vitin e ardhshëm përshkruhen si të pakta, pasi është vendosur si një lider dhe lojtar kyç këtë sezon te Barcelona.

Raphinha u zgjodh nga shokët e tij të skuadrës si zëvendës-kapiten verën e kaluar dhe ka 27 kontribute për gol në 24 paraqitje këtë sezon – më shumë se çdo lojtar tjetër i Barcelonës.

Është për t’u theksuar se Barcelona ende po e shikon pozicionin e krahut të majtë si një zonë për t’u forcuar këtë verë, por duhet thënë gjithashtu se shtypi vendas pret që Barcelona të adresojë një kontratë të re për Raphinha verën e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori