LAJMI I FUNDIT:

Transportimi i rrezikshëm i dërrasave (Foto)

Transportimi i rrezikshëm i dërrasave (Foto)

Një shofer i paidentifikuar nga Wales i Britanisë së Madhe, ka gjetur mënyrën më të keqe të transportimit të dërrasave.

Këto mjete që përdoren për të shtruar dyshemenë, ai i ka nxjerrë përjashta veturës së zakonshme dhe ka lëvizur nëpër trafik të ngjeshur, transmeton Telegrafi.

transportimi-i-rrezikshem-i-derrasave-qe-perdoren-per-te-shtruar-dyshemene-foto-2

Ai është ndaluar nga Policia dhe i janë konfiskuar dërrasat, duke e detyruar që të angazhojë transportues adekuat.

Përmes fotografisë së publikuar, kërkohet që të mos bëhen bartje të tilla, që do t’i rrezikonin kalimtarët dhe mund të shkaktojnë dëme në rrugë. /Telegrafi/