Një adoleshente transgjinore pretendon se është paguar për të fjetur me mbi 300 burra të martuar, duke fituar plot 40.000 funte brenda vetëm 5 muajve.

Tre vjet pasi nisi tranzicionin në moshën 16 vjeçare, gjimnazistja Tashion EJ Taylor, nga Cheshire në Angli, që ka lindur si djalë, tha se ajo e bënte këtë sepse donte që të ndihej e pranuar.


Në janar të këtij viti ajo fillimisht hyri në sajtet e takimeve, edhe pse nuk priste që të merrte ndonjë përgjigje, transmeton mapo.

Por ja që, si për çudinë e saj, brenda 24 orëve ajo u mbush me mesazhe nga adhurues të interesuar.

1

2

3

4

5