LAJMI I FUNDIT:

Transformimi dixhital: Shërbime më të mira për qytetarët dhe bizneset

Transformimi dixhital: Shërbime më të mira për qytetarët dhe bizneset

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë relativisht të reja në përdorimin e shërbimeve elektronike, por ka konsensus se procesi i dixhitalizimit është rruga që duhet të ndjekin.

Kjo për faktin se ky shërbim është i dobishëm për qytetarët dhe ekonominë, por edhe për shkak të lidhjes së qartë mes zhvillimi ekonomik dhe transformimi dixhital, kështu u tha gjatë diskutimit mbi temën “Transformimi dixhital: Shërbime më të mira për qytetarët dhe bizneset”, në konferencën CORE Days.


Në këtë debat të kësaj konferencë të mbajtur në Dubrovnik të Kroacisë, pjesëmarrësit ishin nga Maqedonia e Veriut, Serbia, e Bosnja e Hercegovina, e nga Kosova mori pjesë nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Drejtoresha e programit të NALAS-it, Jelena Janevska, theksoi se qytetet inteligjente janë e ardhmja, siç vërtetohet nga analiza e ndikimit të pandemisë COVID-19, e cila tregoi se dixhitalizimi ishte mjeti kryesor për t’u përballur me krizën që ndodhi.