Dhjamosja e mëlçisë është një problem shëndetësor që ka të bëjë me akumulimin e sasive të mëdha të triglicerideve të yndyrës në qelizat e këtij organi.
Mëlçia është e rëndësishme sepse mbron organizmin nga substancat e dëmshme dhe toksinat që ne marrim me ose pa dashje nëpërmjet pijeve dhe ushqimeve.
Është gjithashtu nga të paktat organe që pavarësisht dëmtimit ose përgjysmimit mund të rritet e zhvillohet si e tërë, transmeton AgroWeb.
Ky organ filtron 1.4 litra gjak në minutë. Mirëmbajtja e saj është e gjitha në varësi të njeriut. Të qenit mbipeshë, në moshë të rritur ose të plakur, tensioni i lartë i gjakut dhe yndyrat janë faktorë rreziku për shfaqjen e këtij problem. Më poshtë do të mësoni për disa kura natyrale që e shpëtojnë mëlçinë nga ky problem.
Xhenxhefili
Xhenxhefili përmirëson tretjen, sistemin respirator dhe atë të qarkullimit. Ai është gjithnjë i rekomandueshëm për djegien e yndyrnave dhe detoksifikimin. Udhëzohet të merrni nje zhardhok mesatar të xhenxhefilit, qërojeni dhe prijeni në copa.
Ziejini në 500 ml ujë dhe pasi të valojë për 10 minuta, lëreni të ftohet. Këtë lëng mund ta pini esëll për 15 ditë me rradhë.
Argjinarja
Nëse dëshironi të përmirësoni shëndetin e mëlçisë, atëherë udhëzohet duhet të përfshini argjinaren në regjimin tuaj ushqimor. Ajo ngadalëson përthithjen e yndyrnave në organizëm.
Përbërësit
4 argjinare të freskëta
2 limonë
1 litër ujë
Përgatitja
Ziejini argjinaret në ujë dhe më pas shtoni limonët. Lërini të zihen për 20 minuta. Më pas kullojeni lëngun dhe pijeni esëll për 15 ditë.
Gjembgomari
Gjembgomari ndihmon jo vetëm në pastrimin e mëlçisë por edhe parandalon formimin e gurëve në tëmth. Udhëzohet të zieni tre degë të gjembgomarit në 3 gota me ujë. Pas 15 minutash, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni lëngun të ftohet. Lëngun duhet ta pini tre herë në ditë përpara vakteve.
Rrepka për shëndetin e mëlçisë
Kjo perime e shëndetshme ndihmon në pastrimin e organizmit dhe mëlçisë. Ajo është e mirë për rigjenerimin dhe shërimin e saj. Merrni dy rrepa të kuqe, 250 ml ujë dhe përziejini në një mikser deri sa të përfitoni një masë homogjene.
Lëngun duhet ta pini një herë në dy ditë. Gjatë kohës së përdorimit të kurave të mësipërme, duhet që të shmangni konsumin e ushqimeve të yndyrshme, bulmetit, pijet e gazuara, ëmbëlsirat dhe alkoolin.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre