Hiperhidroza është sekretim i djersës në sasi më të mëdha se sa organizmi ka nevojë të freskohet. Më së shpeshti është prezente në shuplaka të duarve, shputa, në nënsqetull. Andaj, kjo dukuri për shumicën e personave gjatë aktivitetit të përditshëm shkakton shqetësime serioze dhe pakënaqësi
Prof. Ass. dr. Violeta Zatriqi
kirurge plastike–estetike
tel. 044 136 976
Edhe pse ekzistojnë variacione në djersitje tek personat, shumica e tyre djersiten gjatë aktiviteteve fizike, stresit, shqetësimeve, apo qëndrimit në vende shumë të ngrohta. Rritja e djersitjes në hiperhidrozë është shumë më e madhe dhe e tejkalon djersitjen normale.
Simptomat e djersitjes së tepërt
Simptomat e djersitjes së tepërt mund të ndryshojnë nga një njeri te tjetri. Djersitja është e shpeshtë, e dukshme dhe shqetësuese në shputa, nën sqetulla, në kokë, fytyrë, si dhe pika të djersës në shuplaka dhe shputa.
Shkaktarët
Shkaku i hiperhidrozës qëndron në rregullimin e temperaturës trupore. Trupi ka dy lloj të gjëndrave të djersës. Gjëndrat ekrine të cilat gjenden në tërë trupin dhe hapen direkt në sipërfaqe të lëkurës dhe gjëndrat djersore apokrine me qime të shpeshta siç është pjesa e pasme e kokës nën sqetulla dhe në ije.
Kur të rritet temperatura trupore, sistemi nervor autonom stimulon këto gjëndra për të prodhuar lëngje dhe t’i tajojë në sipërfaqe të lëkurës dhe ka për detyrë ta ftohte trupin duke u avulluar. Ky lëng (djerse) përbëhet më së shumti nga uji, kripa, urea dhe elektroliti.
Sipas tipit, hiperhidroza ndahet në atë fokale dhe të gjeneralizuar.
Hiperhidroza fokale është e lokalizuar më së shpeshti në shuplakë të dorës, shputa të këmbës dhe nënsqetulla me shkaktarë të panjohur. Më së shpeshti është e predisponuar gjenetikisht dhe lajmërohet kryesisht para moshës 20 vjeçare. Ndërpritet gjatë gjumit.
Hiperhidroza e gjeneralizuar përfshinë sipërfaqe të mëdha të trupit. Në qoftë se lajmërohet papritur, shpesh është e lidhur me marrjen e ndonjë medikamenti apo ndonjë sëmundje tjetër apo gjendje, siç është menopauza, niveli i ulët i sheqerit, hipertireoza, leukemia, limfoma, problemet me zemër apo infeksioni.
Komplikimet te djersitja e tepërt
Komplikimet të cilat janë lajmëruar pas djersitjes së tepruar mund të paraqiten në formë infeksioni bakterial apo mykotik si dhe ndryshime lëkurore si pasojë e mbylljes së poreve të lëkurës në afërsi të gjëndrave të djersës.
Tretmani dhe terapia për hiperhidrozë
Injektimi i dozave të përcaktuara të toksinës botulin (botoks) në regjionin përkatës e zvogëlon tajitjen e gjëndrave të djersës. Kjo është një ndër metodat e cila jep rezultatet më të mira. Me anë të kësaj metode bëjmë bllokimin e nervave të cilët aktivizojnë gjëndrat e djersës. Kohëzgjatja e këtij trajtimi është 6 muaj deri një vit.
Botoksi aplikohet në sipërfaqen e lëkurës në regjionet të cilat djersiten më së shumti dhe ky tretman mund të përsëritet pa kurrfarë pasoje në periudha të caktuara kohore. Në regjionin e shpatullës aplikimi i botoksit është i padhembshëm, ndërsa në regjionin e shuplakave pak më i dhembshëm.
Antiperspirantet
Antiperspirantet me klorur të aluminit përdoren tek shkalla e lehtë e hiperhidrozës, e cila aplikohet në mbrëmje. Kjo mund të shkaktojë irritim të lëkurës, andaj duhet në mëngjes të bëhet shpëlarja e lëkurës.
Medikamentet antiholinergike
Aplikohen vetëm tek djersitja e gjeneralizuar. Ato bëjnë bllokimin e lidhjes së acetilkolines dhe japin rezultate përgjatë dy javëve. Efekt anësor i këtij tretmani është paraqitja e tharjes së gojës, kapsllëku, nauzea.
Kirurgjia
Kirurgjia është variant i trajtimit të hiperhidrozës vetëm në raste të rralla. Gjatë ndërhyrjes kirurgjike bëhet prerja e nervave të cilët i përcjellin impulse simpatikusit deri te gjëndrat e djersës. Mund të realizohet përmes endoskopisë torako-simpatektomike.
Kjo metodë kërkon hospitalizim, me ç’rast lihen disa gjëndra diskrete.
Ka efikasitet deri 90%; efekte anësor i kësaj metode është se mund të paraqitet një djersitje e rritur te 60% e pacientëve duke përfshirë kryesisht shpinën, kofshët. Në 10% të rasteve mund të paraqitet rritja e djersitjes gjatë ngrënies së ushqimit- hiperhidroza gustatore.
1% e popullatës vuajnë nga hiperhidroza, prej tyre 60% nuk mbajnë mend se në cilën moshë është paraqitur djersitja e tepërt, 33% e rasteve është paraqitur në periudhën e pubertetit dhe 5% paraqitet tek të rriturit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre