LAJMI I FUNDIT:

Trajnohu për Cisco CCNA për 2 muaj dhe certifikohu

Trajnohu për Cisco CCNA për 2 muaj dhe certifikohu

Krahas zhvillimit të sektorit të telekomunikacionit dhe rritjes së rrjetave të komunikimit është rritur edhe kërkesa për profesionistë me përgatitje përkatëse.

Studime rreth sektorit të telekomunikacionit në vendin tonë theksojnë se ka mungesë të profesionistëve me trajnime adekuate dhe certifikime në ketë lëmi.

Një prej bazave për fillimin e një karriere të suksesshme në rrjetat e komunikimit është edhe certifikimi Cisco CCNA (Cisco Certified Network Associate), certifikim ky që njihet dhe pranohet globalisht.

Për t’iu përgjigjur kërkesës së tregut, BIT Academy ka filluar aktivitetin me qëllim të përgatitjes së kuadrove të reja në lëminë e rrjetave të komunikimit dhe është e përkushtuar të luaj rol aktiv në rritjen e cilësisë dhe konkurrencës në treg.

Përmes trajnimeve intensive 2 mujore, BIT Academy bën përgatitjen e kandidateve për certifikimin CCNA të Cisco-s. Vijuesit e trajnimit Cisco CCNA e kanë mundësinë të fitojnë njohuri të mjaftueshme për certifikim në periudhë të shkurtë kohore.

Ekipi i kualifikuar si dhe metodat e reja të mësimdhënies garantojnë suksesin në marrjen e certifikimit.

Një anketë e realizuar në mbarë botën rreth punësimit në fushën e rrjetave nga Forrester Consulting, tregon se certifikimet e Cisco-s janë faktori më i rëndësishëm për punësim pas diplomës në nivelin Bachelor.

Andaj posedimi i këtij certifikimi ndihmon në përmirësimin e mundësive të punësimit si dhe promovimin në pune dhe karrierë.

BIT Academy ka bërë një ofertë speciale për kandidatët që do të regjistrohen për trajnimin që fillon me 22 Qershor.

Për më shumë informata rreth këtij trajnimi kontaktoni në: +38349785190; info@bit-academy.com; https://www.facebook.com/bitacademypage/