LAJMI I FUNDIT:

Trajnime për qendrën e re për mjekësi të aviacionit

Trajnime për qendrën e re për mjekësi të aviacionit

Gjatë muajit të ardhshëm pritet të fillojë me punë Qendra e re për mjekësi të aviacionit në spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” në Shkup, pasi që në fazë përfundimtare është trajnimi i mjekëve të cilët duhet të jenë pjesë e kësaj qendre, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sot këtë spital e ka vizituar ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, i cili gjatë vizitës ka theksuar se kjo qendër është e para e këtij lloji në shtet dhe se do të mundësojë të gjithë pilotët, por edhe civilët dhe ushtarakët, si dhe kontrollorët e fluturimit dhe persona të tjerë nga aviacioni, kontrollet mjekësore të mund ti kryejnë në Republikën e Maqedonisë.


Todorov ka theksuar se në Maqedoni po ashtu është e mundur vetëm të vazhdohen certifikatat e pilotëve dhe kuadrove tjera nga aviacioni të cilët kanë nevojë për kontrolle shëndetësore.

Drejtori i Agjencisë për aviacion civil, Goran Jandreoski me këtë rast ka deklaruar:

“Me formimin e kësaj qendre do të jemi më kompetent dhe do të zvogëlohen harxhimet  për kuadrin e institucioneve shtetërore. Përmes promovimit të Qendrës, ai shfaqi shpresë se do të tërhiqen edhe klientët jashtë Maqedonisë”.

Drejtori i Spitalit të përgjithshëm të qytetit, Sasho Stojçev ka sqaruar se kursi ka qenë në kohëzgjatje prej gjithsej 12 ditësh, përkatësisht nga gjashtë ditë kurs bazë dhe të përparuar, ndërsa të gjithë 27 mjekët pjesëmarrës do të pajisen me certifikata.

Neurologët, psikiatrit, otorinolaringologët, oftalmologët dhe mjekët për mjekësi interne do t’i kryejnë kontrollet e rreth 200 personave pilotë, civilë dhe ushtarak, si dhe kontrollues të fluturimeve dhe personel tjetër i cili punon në fushën e aviacionit.

Stojçev ka deklaruar se dy mjekë, kardiolog dhe një mjek i mjekësisë së punës do të jenë nënshkrues të vërtetimit të personave të cilët do të kenë nevojë për kontroll shëndetësor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajme
Kalo në kategori