LAJMI I FUNDIT:

Trajnerja personale i humbi 25 kilogramë pas shtatzënisë –  i tregon sekretet e saja

Trajnerja personale i humbi 25 kilogramë pas shtatzënisë –  i tregon sekretet e saja

Ekspertja e fitnesit Tiffiny Hall thotë se qysh pas lindjes së fëmijës i ka humbur 25 kilogramë për vetëm shtatë muaj.

33-vjeçarja australiane, ka zbuluar se muajve të kaluar ka shpenzuar nga pak kohë çdo ditë për t’i rikthyer format dhe për ta arritur shëndetin maksimal, transmeton Telegrafi.


Gjatë shtatzënisë ajo i kishte shtuar saktësisht 30 kilogramë, ndërkaq qysh kur e ka lindur djalin e saj Arnoldin, ajo i ka humbur të gjitha ato kilogramë – e të gjithë rrugëtimin e saj e ka dokumentuar përmes rrjeteve sociale.

Ajo ka treguar se në fillim nuk kishte mundur ta bënte asnjë pompë, por ngadalë e kishte fituar forcën dhe qëndrueshmërinë për të ushtruar gjashtë ditë në javë me intensitet të lartë 20-minutësh.

Suksesin e saj ajo ia dedikon konsistencës dhe disiplinës, ndërkaq tregon se gjithashtu nuk iu ishte përmbajtur ndonjë diete sepse ende është duke e ushqyer beben me gji.

Por, ajo thotë se çdo mëngjes është ushqyer shëndetshëm.

Sa i përket ushtrimeve fizike, ajo e ka aplikuar regjimin e saj stërvitor të quajtur ‘TIFFXOBerry’, ndërsa në mëngjes ka konsumuar smoothie me avokati për të pasur energji gjatë ditës.

Për drekë, në vend se të hante shumë karbohidrate, ajo kryesisht kishte konsumuar sallata, por gjithmonë ishte siguruar të konsumonte mjaft proteinë. /Telegrafi/