Anthony Joshua pësoi humbjen e dytë në karrierë pasi u mposht nga Oleksandr Usyk të shtunën dhe nxiti një deklaratë mbrojtëse nga trajneri i Deontay Wilder, Malik Scott.

Joshua është mposhtur nga Usyk, i cili ka arritur t’i fitojë titujt e peshave të rënda me vendim unanim të gjyqtarëve dhe të shpallet kampion i unifikuar bote.


Ukrainasi tashmë do të mbajë tre tituj botëror të peshave të rënda në WBA, IBF dhe WBO, pasi fitoi me dominim në meçin e zhvilluar në ‘Tottenham Hotspur Stadium’.

Humbja nga boksieri ukrainas ka bërë që britaniku Joshua të kritikohet pa masë në qarqet e njohësve të boksit, por edhe nga tifozët e rëndomtë.

Megjithatë, atij i ka dalë në mbrojtje trajneri i boksierit amerikan, Deontay Wilder, Malik Scott.

joshua usyk 2 1

Kjo bëri që Malik Scott, trajneri i Deontay Wilder të mbrojë Joshua në Instagram.

“Nëse dikush më dërgon një mesazh duke e quajtur Anthony Joshua një budalla ose duke folur gjëra nënçmuese për të, sepse ai humbi nga një luftëtar i madh, unë ju bllokoj menjëherë”, ka shkruar Scott në profilin e tij në Instagram.

Ndryshe, Joshua pas ndeshje e pranoi me sportivitet humbjen dhe tha se do të përmirësohet për të fituar rimeçin. /Telegrafi/

telegrafi sport app