LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i shitjes, Denis Gafuri: Kompanitë që e kanë kuptuar rëndësinë e njerërzve, po shihen sukseset e tyre

Trajneri i shitjes, Denis Gafuri: Kompanitë që e kanë kuptuar rëndësinë e njerërzve, po shihen sukseset e tyre

Trajneri i shitjes, njëherit organizatori i Konventës së dytë të Menaxherëve të Shitjes, Denis Gafuri ka theksuar se shumë njerëz privohen nga suksesi për shkak të mungesës së guximit dhe barrierave të cilat nuk mund të tejkalohen nga ta.

Ai në një intervistë për Telegrafin në Përballje ditore, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se në procesin e shitjes nuk janë vetëm ata që merren me biznes, por edhe njerëzit që janë në profesione tjera, sepse sipas tij, të gjithë duhet ta shesin idenë ose punën e tyre.


Trajneri Denis Gafuri shpalos momente nga Konventa e dytë e Menaxherëve të Shitjes - "Suksesi është qëllimi yt"
Lexo po ashtu Trajneri Denis Gafuri shpalos momente nga Konventa e dytë e Menaxherëve të Shitjes - "Suksesi është qëllimi yt"

“Duhet të gjithë me shitë veten e tyre, respektivisht shërbimin ose produktin e tyre. Ta zëmë punën e tyre e shet edhe mjeku, arkitekti, avokati. Të gjitha janë në njëfarë forme në shitje. Madje, edhe nëse  fëmijën dëshiron ta bindësh, duhet me ia shitë idenë – me argumente – me e bindë që nëse përmirësohesh do të arrish sukses. Aftësitë e mira të komunikimit do të ndihmojnë që ta shitesh idenë tënde edhe në mesin e miqve ose të afërme”, ka shtuar Gafuri.

Ai më tutje ka thënë se  ajo që e ka ndihmuar atë të zhvillohet profesionalisht ka qenë përcjellja e trajnimeve, leximi i vazhdueshëm dhe progresi profesional.

“Mendoj se të gjithë duhet ta kuptojnë që nuk duhet të qëndrohet në komfort zonë, sepse të tjerët janë duke punuar dhe duke u avancuar, dhe duhet të synojmë që t’i tejkalojmë kufijtë tonë”, ka theksuar Gafuri.

Trajneri i shitjes, Denis Gafuri ka thënë se ai ka pasur fat që të punojë me kompani serioze, të cilat sipas tij, janë të vetëdijshëm për rëndësinë e resurseve humane në suksesin e biznesit.

“Ka kompani që presin me një trajnim me bo mrekullira. Ajo duhet të jetë e vazhdueshme, dhe se kryesorja me qenë vazhdimisht në ngritje, përgatitje dhe avancime. Punëtorët duhet me pas ambicie të mëdha, me jep kontribut për kompaninë dhe me u rritë së bashku me të”, ka thënë ai.

Gafuri ka theksuar se ajo kompani që investon në resurse ai ecën përpara, nuk ka rrugë tjetër, madje sipas tij, rezultatet e atyre që kanë investuar në njerëz po shihen tashmë.

Ndryshe, për herë të dytë radhazi në Kosovë, më 1 nëntor, është mbajtur Konventa për Menaxherët e Shitjes, me temën “Suksesi është qëllimi yt”, në të cilin kanë marrë pjesë folës të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori