LAJMI I FUNDIT:

Trajneri serb i Zvicrës ka frikë nga Shqipëria

Trajneri serb i Zvicrës ka frikë nga Shqipëria

Selektori i Zvicrës, Vladimir Petkovic ka vlerësuar maksimalisht Kombëtaren e Shqipërisë.

Vladimir Petkoviq ka vlerësuar maksimalisht Kombëtaren e Shqipërisë dhe thotë se në sfidën e sotme Zvicra duhet të bëjë kujdes për të marrë 3 pikët e para.

Numri një i helvetëve u thur elozhe kuqezinjve në repartin e mbrojtjes dhe organizimin e lojës. “Ata janë një ekip shumë i organizuar dhe i mirë në mbrojte, por ne duhet të përgatitemi më së miri për të bërë maksimumin dhe ta nisim këtë kompeticion me fitore.

Shqipëria ka treguar se është një ekip me vlera, por ne duhet ta dominojmë në ndeshjen e sotme. Sigurisht që nuk duhet të kalojmë në aventurë sepse mund ta pësojmë. Ne duhet të përfitojmë edhe nga gabimet e tyre”, ka thënë boshnjaku, përcjell “Panorama Sport”.

Petkoviq e ka vlerësuar Europianin si një nga momentet më të bukura të karrierës së tij.

“Ky është evenimenti më emocionues i karrierës sime. Ndihem shumë mirë sepse jam pjesë e një grupi që mund të bëjë histori. Shqipëria nuk duhet nënvlerësuar dhe nuk do ta bëjmë një gjë të tillë.

Ne do të japim maksimumin për të mbajtur lojën nën kontroll dhe për të dominuar kundërshtarët”, shtoi më tej Petkoviq. Ai tha se vëmendja më e madhe gjatë kësaj kohe ka qenë te përgatitja e skuadrës së tij dhe nuk ka shpenzuar shumë kohë për t’u marrë me Shqipërinë.

Petkoviq nuk ka dashur të flasë shumë për emocionet e shumta që ka kjo sfidë, e cila konsiderohet si një derbi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori