Malisheva triumfoi 4-1 ndaj Feronikelit ’74 në kuadër të javës së katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Senad Alirifa ka thënë se është shumë i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij.


Malisheva kishte dy fitore radhazi, ndërsa u mposht nga Prishtina, por që u rikthye tek fitoret në këtë javë.

“Patëm një paraqitje të mirë dhe jam i kënaqur si me rezultatin ashtu edhe atë që treguam në fushë”, ka thënë Alirifa për ArtSport.

“Në përgjithësi jam i kënaqur me tri fitore në katër xhirot e para dhe do të vazhdojmë të punojmë për të mbajtur ritmin edhe për pjesën tjetër të edicionit”, ka shtuar më tej trajneri i Malishevës. /Telegrafi/

telegrafi sport app