LAJMI I FUNDIT:

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Turneu tradicional ndërkombëtar i kikboksit ‘Cetinje – Mali i Zi Fight III’, i cili u mbajt mbrëmë në qytetin malazez Cetinje, fatkeqësisht do të mbahet mend për një incident të pabesueshëm.

Gjegjësisht, gjyqtari në ring, Feda Trbonja, pas përleshjes e ka goditur me trofe në fytyrë trajnerin kosovar Nart Mehmeti.

Në videon e publikuar në mediat nga Mali i Zi, shihet se trajneri i luftëtarit 16-vjeçar nga Kosova që ka hyrë në ring pas ndeshjes me Luka Heber nga KBK Buducnost dhe është ankuar për padrejtësi.


Në ring nuk lejohet askush përveç luftëtarëve dhe gjyqtarëve, ndaj Trbonja tentoi disa herë të largonte trajnerin e Mehmetit.

Mirëpo ai e goditi disa herë në dorë dhe Trbonja e humbi durimin dhe reagoi krejt papritur dhe në mënyrë të paligjshme.

Me të parë se çfarë ndodhi, luftëtari kosovar ka dashur të kthehet në ring dhe ta zgjidhë çështjen me gjyqtarin, por sigurimi ka reaguar dhe ka larguar atë dhe trajnerin.

Kjo hodhi hije ngjarjen e madhe që u organizua me rastin e 13 Nëntorit, Ditës së Kryeqytetit dhe Ditës së Çlirimit të Cetinjës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Barcelona me dhjetë lojtarë në fushë merr triumf të madh ndaj Benficas si mysafir

Barcelona me dhjetë lojtarë në fushë merr triumf të madh ndaj Benficas si mysafir

Liga e Kampionëve
Tallej me Diego Simeonen gjatë ndeshjes, Brahim Diaz befason sërish me deklaratë

Tallej me Diego Simeonen gjatë ndeshjes, Brahim Diaz befason sërish me deklaratë

Liga e Kampionëve
Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

La Liga
Kalo në kategori