Arbëria e ka pësuar humbjen e dytë me radhë, kësaj radhe kundër Ballkanit me rezultat 4-2.

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, ka thënë se diferencën në këtë takim e ka bërë banka e mysafirëve, e cila është tejet e pasur dhe cilësore.


“Ndeshje tejet e vështirë, pikërisht ashtu siç e kishim parashikuar. Djemtë e dëshmuan edhe njëherë që po dinë të luajnë futboll, ani pse nuk arritën ta ruanin rezultatin”.

Arberia Ballkani 2

“Kundërshtari na dënoj, sepse në skuadër ka fond të madh të lojtarëve, sikurse ata që ishin duke luajtur, po ashtu edhe ata që u inkuadruan në lojë”.

“Penaltia? Për cilën penalti e keni fjalën, sepse ishte një penalti në favorin tonë në pjesën e parë. Ndërkohë, për këtë penalltinë e Ballkanit mund t’i shihni pamjet dhe ta vlerësoni më vonë, pasi që gjyqtarët e vlerësuan si të tillë dhe vetëm ata e dinë”, ka thënë Morina për “Art Sport 1”.

Arbëria mbetet me tetë pikë në pjesën e epërme të klasifikimit, ndërkohë në xhiron e radhës takohet me Drenicën në udhëtim. /Telegrafi/

telegrafi sport app