LAJMI I FUNDIT:

Trajanov: Nuk do të votojë për qeverinë e re, nëse hyrja e ASH-së do të thotë më shumë ministra shqiptarë

Trajanov: Nuk do të votojë për qeverinë e re, nëse hyrja e ASH-së do të thotë më shumë ministra shqiptarë

Nuk do të votoj për qeverinë nëse shkel parimin bazë të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë në pushtet, deklaroi sonte lideri i Lidhjes Demokratik të Maqedonisë, Pavle Trajanov, i cili është edhe deputet nga radhët e qeverisë.

Trajanov për “Sitel”, tha se do të presë fillimisht se si do të jetë përbërja e qeverisë. Nëse BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa bien dakord për ndarjen e ulëseve në Qeveri, Trajanov thotë se do ta mbështesë një qeveri të tillë, por, siç tha ai, “nëse shkelen parimet bazë, ky precedent mund të krijojë ndarje të rrezikshme në vend”.


I pyetur se pse është kundër zgjerimit të kabinetit qeveritar me Aleancën për Shqiptarët, Trajanov tha se me zgjerimin e numrit të posteve ministrore që do t’i takojnë komunitetit etnik shqiptar, “marrëdhëniet e brendshme etnike do të prishen shumë”.

“Duhet të bëjmë gjithçka që të mos prishim ekuilibrin etnik në pushtet. Deklaratat e ASH-së se janë të përfshirë në këtë front për perspektivën evropiane, në thelb, nëse janë “për” Evropën dhe BE-në, nëse i mbështesin proceset, absolutisht nuk ka nevojë të kushtëzohen me hyrjen në qeveri. Ata duhet ta mbështesin Qeverinë në proceset integruese evropiane dhe kjo do të ishte e drejtë”, tha Trajanov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori