Trajanov: Fillimisht një ligj për një njësi zgjedhore, pastaj zgjedhjet dhe në fund ndryshime kushtetuese
Fillimisht, ligj për një njësi zgjedhore, pastaj zgjedhje dhe në fund ndryshime kushtetuese, është qëndrimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, sipas të cilit prioritet është ndryshimi i kodit zgjedhor, ndërsa zgjedhjet e parakohshme janë të pranueshme, por vetëm nëse partitë dalin me qëndrim të përcaktuar për ndryshimet kushtetuese.
Trajanov për “TV24” tha se qëndrimi i tij është që fillimisht të miratohen ndryshimet në kodin zgjedhor, me të cilat do të krijohen kushte të barabarta për konkurrencë politike.
“Aty duhen ndryshime rrënjësore, katër parti politike nuk mund të kenë përparësi sistematike në kodin zgjedhor, kohën e reklamimit, fondet e kështu me radhë. Fillimisht, një ligj për një njësi zgjedhore, zgjidhje që do të krijojnë kushte të barabarta për konkurrencë politike, pastaj zgjedhjet, që do të thotë ndryshimi i Kushtetutës do të liheshin pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, tha ai.
Sipas tij, nëse duam që procesi i integrimit evropian të ecë shpejt, fillimisht duhet të mbahen zgjedhjet.
“Nëse duan që ai proces të ecë më shpejt, duhet të mbahen zgjedhje dhe më pas të krijohet koalicion i gjerë qeveritar dhe të përfaqësohen në mënyrë adekuate OBRM-PDUKM dhe LSDM dhe partitë e tjera politike, duke përfshirë edhe partitë politike shqiptare. Të gjitha bashkësitë etnike në qeveri, dhe ajo qeveri dhe ai Kuvend i sapozgjedhur, le ta përshpejtojë procesin për integrime evropiane, nëse vendos të ndryshojë Kushtetutën, le ta ndryshojë atë”, tha Trajanov.
Sipas tij, nuk është bërë asnjë koalicion dhe asnjë parti politike nuk ka deklaruar në strategjinë e saj zgjedhore se do të ndryshojë sërish Kushtetutën pa asnjë reciprocitet nga ana e Bullgarisë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë