LAJMI I FUNDIT:

‘Traileri’ i “Avengers: Endgame” thyen rekordet e shikueshmërisë brenda 24 orëve

‘Traileri’ i “Avengers: Endgame” thyen rekordet e shikueshmërisë brenda 24 orëve

Paraqitja e shkurtër e filmit “Avengers: Endgame” i ka thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë brenda 24 orëve të lansimit.

‘Traileri’ i projektit të ri të Marvel është shikuar mbi 289 milionë herë prej se është publikuar (të premten rreth orës 17:00).

Në këtë mënyrë, e ka thyer rekordin pikërisht të një tjetër projekti të Marvel Studios, “Avengers: Infinity War”, paraqitja e shkurtër e të cilit në vitin e kaluar ishte shikuar 230 milionë herë brenda 24 orësh.


Pas tyre ndodhet ‘traileri’ i “The Lion King” të Disneyt që brenda ditës është shikuar 224.6 milionë herë.

Shikuesit për paraqitjen e shkurtër të “Avengers: Endgame” janë numëruar përmes platformave të ndryshme, duke përfshirë  YouTube, Facebook dhe Twitter.

“Avengers: Endgame” që është filmi i katërt “Avengers” dhe vazhdim i “Infinity War” do të nisë shfaqjen nëpër kinema më 26 prill 2019.

Njoftimin për rekordin e ri Marvel e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale duke i falënderuar, sic i ka quajtur, “fansat më të shkëlqyer në botë”.

Filmi i ri do të vazhdojë aty ky ka mbetur “Avengers: Infinity War”, ndërsa superheronjtë do t’i luajnë yjet, si Robert Downey Jr., Chris Evans e Scarlett Johansson. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mori vëmendje me paraqitjen në spektakël - setra e Ledion Liços kap një vlerë marramendëse

Mori vëmendje me paraqitjen në spektakël - setra e Ledion Liços kap një vlerë marramendëse

Magazina
Puthja për lojë, Gjesti bën deklaratën e fortë për Laertin: Ke tentuar edhe dy herë të më puthësh

Puthja për lojë, Gjesti bën deklaratën e fortë për Laertin: Ke tentuar edhe dy herë të më puthësh

Magazina
E quajti varfanjak, Ola Zenelaj sqaron deklaratën për Gjestin pas daljes nga shtëpia

E quajti varfanjak, Ola Zenelaj sqaron deklaratën për Gjestin pas daljes nga shtëpia

Magazina

"Veç pak lërmë këtu", momenti emocional kur Gjesti nuk i largohet nënës së tij nga kraharori

Magazina
Vajza që këndon në episodin e dytë të serialit Adoleshenca është aktorja që e luan Katie-n

Vajza që këndon në episodin e dytë të serialit Adoleshenca është aktorja që e luan Katie-n

Magazina
Edhe pse tha që do të zhduket, Gjesti i premton tani Eglit që kur të dalin jashtë do zgjidhin gjithçka

Edhe pse tha që do të zhduket, Gjesti i premton tani Eglit që kur të dalin jashtë do zgjidhin gjithçka

Magazina
Kalo në kategori