LAJMI I FUNDIT:

Tragjike: Vdes në borë punëtori në fshatin Herticë të Podujevës (Video)

Tragjike: Vdes në borë punëtori në fshatin Herticë të Podujevës (Video)

Ekrem Ajvazi (51) ka ndërruar jetë derisa ishte nisur për të rregulluar antenën e një operatori mobil.

Mjeku Muhamet Hoti që ishte thirrur për të intervenuar me urgjencë në fshatin Herticë, Podujevë, nuk kishte arritur me kohë pasi rruga ishte e pakalueshme nga bora.


Shkaqet e vdekjes doktor Hoti thotë se do t’i japin saktë mjekët e mjekisë ligjore, që u thirrën në vendin e ngjarjes, por shenjat e para thonë se ai ka vdekur nga një sulm në zemër që mjeku mendon se u nxit nga kushtet e rënda atmosferike, njofton Klan Kosova.

Shefi i ndërrimit në stacionin policor në Podujevë thotë se rasti aktualisht është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.

Herticë, vdes punëtori në borë (VIDEO)