LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia që tronditi mbrëmë Dragashin, trupi i 4-vjeçares u gjet dy kilometra larg vendit të rënies

Tragjedia që tronditi mbrëmë Dragashin, trupi i 4-vjeçares u gjet dy kilometra larg vendit të rënies

Mbrëmë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Blaç të komunës së Dragashit.

Një vajzë 4-vjeçare ka rënë në lumin e fshatit duke humbur jetën.


Komandanti i stacionit policor të Dragashit, Shaqir Ukaj ka thënë për RTV Dukagjinin se vogëlushja ka rënë në lumë derisa po luante me shoqërinë e lagjes.

“Trupi i vajzës është gjetur rreth 2 kilometër nga vendi i ngjarjes, në afërsi të fshatit Zgatar. Mjeku ka konstatuar vdekjen e vajzës”, deklaroi Ukaj, për RTV Dukagjinin.

Banorët e fshatit Blaç thonë se gjithmonë janë të rrezikuar nga lumi kur ka të reshura atmosferike.

“Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur rrëshqitje të dheut. Nga gushti i vitit të kaluar ne vazhdimisht jemi të rrezikuar nga lumi sa herë që bie shi”.

Nënkryetari i Komunës së Dragashit Selami Saiti thotë se për rregullimin e murit mbrojtës të lumit janë paraparë 20 mijë euro.

Mbytet një fëmijë katër vjeçar në Dragash, ra në lumë derisa po luante me shokët
Lexo po ashtu Mbytet një fëmijë katër vjeçar në Dragash, ra në lumë derisa po luante me shokët

“Vitin e kaluar ka pasur shumë vërshime në këtë vend dhe ne kemi paraparë që të ndërtohet një mur mbrojtës për këtë lumë afërsisht në vlerë 20 mijë euro”.

Banorët tjerë të fshatit prapa kamerave thonë se vazhdimisht kanë bërë kërkesa për të rrethuar lumin për shkak të rrezikshmërisë që ai paraqet për banorët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori