I mbijetoi aksidentit tragjik të autobusit në Llaskarcë, por plagët në fytyrën e tij janë ende të dukshme. Betim Ameti, njëri nga 55 udhëtarët, të cilët më 13 shkurt nga Shkupit po ktheheshin për në Gostivar, arriti të shpëtoj nga rrokullisja e autobusit të “Duro Toursit”, që devijoi nga autostrada. Betimi thotë se gjurmë nga aksidenti ka edhe në pjesët tjera të trupit, por traumat janë më evidente, kur sipas tij, po bëhet zvarritja e dëmshpërblimeve dhe mos marrja e një epilogu gjyqësor për shkaktarët e aksidentit.
“Shumica e të lënduarve nuk kanë informatë ose i kanë të gabuara dhe nuk i kanë dorëzuar kërkesat duke menduar se me dorëzimin e kërkesave do ta humbin të drejtën e ngritjes së padisë. Kjo nuk është e vërtetë se në bazë të ligjeve pozitive të RVM-së, e drejta e padisë nuk do të humbet edhe pasi ta marrin shumen e caktuar nga kompania e sigurimeve, ata edhe me tutje e gëzojnë të drejtën që ta padisin shkaktuesin faktik të dëmit”-tha Betim Ameti, i mbijetuar nga aksidenti.
Tre muaj e gjysmë pas këtij aksidenti, procedura e dëmshpërblimit mbetet ende e hapur. Ndonëse sipas Ligjit për sigurim të detyrueshëm në trafik, pagesa e të dëmtuarve do të duhej të realizohej nga kompania e sigurimeve, ajo mbetet peng e mos paraqitjes së disa kërkesave nga të dëmtuarit. Nga “EuroSig” thonë se kompania e tyre është në procedurë të shitjes, andaj iu bëjnë thirrje që kërkesat për dëmshpërblim të dërgohen sa më shpejtë, për t’i hapur rrugë pagesave të të gjithë të dëmtuarve.
Sipas të dhënave të kësaj kompanie, për 16 personat që kanë ndërruar jetë, familjarët e tyre kanë paraqitur kërkesat kurse për 39 të lënduarit, deri më tani janë paraqitur 33 ndërsa 6 të tjerë ende nuk kanë dorëzuar kërkesën e dëmshpërblimeve.
Sipas polisës së sigurimit, të autobusit të aksidentuar, udhëtarëve në rast fatkeqësie në komunikacion u takon dëmshpërblimi prej 675.000,00 Eurove. Familjet e të vdekurve do të kompensohen me nga 4.500€, invalidët me nga 9.000€ kurse, të lënduarit do të marrin nga 2.200€ për kurimet mjekësore.
Për të zbardhur këtë rast, Prokuroria Publike po ndjek dy pista hetimi, faktorin njeri dhe shkaqet teknike. Andaj organi akuzës, një muaj pas ngjarjes kërkoi arrestimin e 7 personave, në mesin e të cilëve pronarin, shoferin dhe shefin e kontrollit teknik të Kompanisë “Durmo Tours”. Por, gjykatësi i procedurës paraprake, përkohësisht vendosi t’ua zëvendësoj masën e paraburgimit me arrest shtëpiak pronarit Durmish Beluli dhe shoferi Manoil Trifunovski, për shkaqe shëndetësore. Por, Betimi, i cili me profesion është jurist thotë se përveç kësaj, padi civile do të ngrejë ndaj ‘Durmo Toursit’ dhe ndaj NP “Rrugët e Maqedonisë”, pasi që sipas tij, nuk kanë siguruar rrethojat anësore në autostradë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës
Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?