LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia në Librazhd: Flet për herë të parë dhëndrri që i vdiq nusja nga helmimi misterioz

Tragjedia në Librazhd: Flet për herë të parë dhëndrri që i vdiq nusja nga helmimi misterioz

Janë ende të freskëta dekoret e dasmës së Olsit dhe Rezartës, por fatkeqësisht martesa e tyre, që finalizoi një histori dashurie katër vjeçare, nuk do të zgjaste shumë.

Paja nuk ishte hapur ende. Këpucët e nusërisë janë aty, ashtu sikurse edhe rrobat, që për fat të keq 19-vjeçarja, nuk arriti t’i gëzojë.


Mëngjesi i së enjtes i gjeti në krevat. Nusja e vdekur, ndërsa dhëndri me pak shpresa për jetën. Pas dy ditësh në koma, Olsi vetëm dje ka mundur të ndërgjegjësohet.

“Ne hëngrëm darkë me familjen dhe vajtëm e u shtrimë. Morëm edhe një mangall me prush e vendosëm në dhomë dhe kaq. Asgjë tjetër nuk mbaj mend. Se si më kanë dërguar në spital se kush më ka dërguar nuk di fare asgjë“, tregoi ai.

Të prekur nga kjo tragjedi, prindërit e 27-vjeçarit, Dilaveri dhe Bukurija, tregojnë për Klan Plus momentet e përjetuara mëngjesin e 13 dhjetorit.

“Hapa derën e dhomës. I gjeta të shtrirë në krevat. Djali kishte rënë kështu (shpjegon me dorë), ndërsa nusja ishte mbështetur mbi gjoksin e djalit. O Dilo (i shoqi) më paskan vdekur fëmijët i thashë”, tregon zonja Bukurije.

Por si të mos mjaftonte fatkeqësia që i pllakosi, një tjetër barrë e rëndë për to janë lajmet e publikuara lidhur me ngjarjen.

“Se ne na iku zemra, na iku shpirti, edhe si na shkruajnë ne kot më kot portalet e televizionet. Ne na djeg shpirti. Na u shua familja, tani të futemi në sherr edhe me mikun, sepse jemi rreth miqësie. Sepse ata kanë dëgjuar që janë helmuar. Pse të ndodhin këto gjëra kështu? Kanë shkruajtur kot më kot!”, tregon daja i Olsit.

Olsi ishte me fat, ai i shpëtoi vdekjes, duke zgjidhur kështu edhe enigmën e krijuar për tre ditë me radhë. /Klanplus.al/

Për të parë videon kliko KETU

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori