LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia në Himarë, Arjan Tase gjatë seancës: Nuk do të doja kurrsesi të kishte ndodhur

Tragjedia në Himarë, Arjan Tase gjatë seancës: Nuk do të doja kurrsesi të kishte ndodhur

Të premten para Gjykatës së Vlorës doli ish-polici Arjan Tase, i cili përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia në plazhin e Potamit në Himarë.

Sipas burimeve të Top Channel, Tase ishte i tronditur në gjykatë dhe se i ka kërkuar falje familjes së të miturës për tragjedinë që iu ka shkaktuar.


“Nuk do të doja kurrsesi të kishte ndodhur ajo që ndodhi. Nuk dua të mbrohem dhe nuk do pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese”, ka thënë Tase.

“Dua t’ju kërkoj ndjesë edhe të gjithë kolegëve të policisë së shtetit të prekur nga kjo situatë.  Nuk duhet të ndodhte kurrsesi,  por fati im i keq”.

Gjatë seancës ish-polici ka deklaruar se në skaf kishte hipur vetëm nëna dhe djali i tij i vogël, ndërsa në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra me dy fëmijët.

Ai ka thënë se nëse do të lëvizte në anën e kundërt do të kishte vrarë familjen e tij, ndërsa ka vendosur të mos bëjë ankimim ndaj masës së arrestit.

“Nëse skafi do ishte rregulluar në anën e kundërt do të kisha vrarë familjen time”, tha Tase.

Ndërkohë prokuroria kishte paraqitur një video në cilësinë e provës materiale, ku shikohej lëvizja e mjetit lundrues. /Tch/Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori