LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia në Çair, Sindikata: Institucionet të japin përgjegjësi

Tragjedia në Çair, Sindikata: Institucionet të japin përgjegjësi

Vijon hetimi për zbardhjen e tragjedisë së djeshme ku humbën jetën dy të rinjë nga Çairi, teksa punonin në hapjen e një kanali për ujësjellës. Prokuroria pret raportin e obduksionit të trupave të pajetë si dhe të dhënat mbi hetimin e dokumentacioneve për posedim të lejes për ndërtim për kryerjen e gropimit sa i përket investitorit dhe realizuesit të punimeve.

Ndërkohë sot bëhet varrimi i dy vëllezërve Mustafa. Nga ana tjetër Sindikata e ndërtimtarisë rastin e djeshëm e cilëson si shkelje flagrante të të drejtave të punëtorëve duke u shprehur të bindur se nëse standardet për punë do të ishin plotësuar tragjedia e djeshme nuk do të kishte ndodhur.

“Nga përvoja jonë e deritanishme mund të themi se këto fatkeqësi ndodhin pikërisht si pasojë e mungesës së kushteve gjatë punës nga ana e realizuesit. Në kushte kur punohet në gropimin e hendekut, aty ka kushte të posaçme sigurie, rrethim duhet të ketë…derisa nuk sigurohen të gjithë këto kushte nuk duhet të fillohet me punë, asnjë punëtor nuk duhet të punoj në asi kushtesh. Shpesh herë punëtorët pranojnë çfarëdo pune për të luftuar për ekzistencë. Apeli im për periudhën e ardhshme për të gjithë punëtorët është që të mos pranojnë të punojnë në sektorin e ndërtimtarisë në çfarëdolloj kushtesh”, tha Blagica Stojkoska, sekretare e Sindikatës për Ndërtimtari, Industri dhe Projektim.

Sindikata kërkon përgjegjësi nga institucionet për fatkeqësinë e djeshme, para së gjithash nga realizuesi i punimeve si dhe Inspektorati ndërtimor dhe ai i Punës.

“Komunat të cilat i japin dokumentet për ndërtim dhe jo vetëm të japin dokumente por gjithë kohës duhet ta kontrollojnë se si po ndërtohet. Inspektorati ndërtimor është i obliguar që të verfikojë të gjitha ndërtimet të gjitha objektet nëse kanë dokumentacionin komplet për pjesën ndërtimore. Inspektorati i Punës është i obliguar t’i inspektojë kushtet e sigurisë dhe të vërtetojë nëse punëtorët e angazhuar në atë objekt janë të paraqitur se punojnë, apo janë në të zezë. Inspektorët është dashur që të jenë në terren para se të fillohet ky aktivitet për të parë nëse ka kushte sigurie. Inspektorët e ndërtimtarisë dhe ata të punës”,pohoi Blagica Stojkoska, sekretare e Sindikatës për Ndërtimtari, Industri dhe Projektim.

Tragjedia ndodhi paraditen e së shtunës derisa dy vëllezërit njëri 26 dhe tjetri 28 vjeçar groponin për hapjen e një kanali. Me to ishte edhe një person tjetër i cili falë intervenimeve arriti të mbijetojë. Komuna e Çairit iu shmang përgjegjësisë duke thënë se punëtorët nuk kanë pasur leje për realizimin e punimeve. Organet hetuese pritet që periudhës që vjen të tregojnë se kush do të mban përgjegjësi për fatkeqësinë e ndodhur në Çair./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori