LAJMI I FUNDIT:

Trafiku Urban po shqyrton mundësinë e shtrenjtimit të biletave për 10 centë më shumë

Trafiku Urban po shqyrton mundësinë e shtrenjtimit të biletave për 10 centë më shumë

Rritja e çmimit të derivateve ka bërë që autobusët në “Trafiku Urban” të shqyrtojnë mundësinë  e rritjes së çmimit të biletave.

Nga kjo ndërmarrje kanë thënë për Telegrafin se biletat për udhëtarët do të ngritën për 0,10 cent më shumë.


Sipas tyre, kjo rritje e biletave po vie pas ngritjeve të çmimeve të derivateve.

“Së bashku me organet ekzekutive komunale jemi duke e analizuar gjendjen e krijuar pas ngritjes së çmimit të derivateve si dhe kërkesën e BERZH për ngritje te çmimit të biletës nga 0.40 cent në 0.50 cent”, thuhet në përgjigjen e Trafikut Urban.

Pritet të ngritet çmimi i biletave në Trafikun Urban të Prishtinës
Lexo po ashtu Pritet të ngritet çmimi i biletave në Trafikun Urban të Prishtinës

Drejtorit i Drejtorisë për Shërbime Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu, ditë më parë tha se është kërkesë edhe e BERZH-it që çmimi të ngritët meqë Trafiku Urban e ka të pamundur të operojë me koston të cilën ka.

“Po, po diskutohet është një kërkesë, është problematikë të cilën jemi duke e ballafaquar tash të gjithë. Realisht, kërkesa edhe e BERZH-it që çmimi të ngritët për arsye që edhe Trafiku Urban nuk mundet me operua me koston të cilën e ka, shpenzimet të cilat i ka dhe me çmimin të cilën ne si komunë e paguajmë tek Trafiku Urban për kilometra të cilët ata bëjnë”, kishte deklaruar Musliu.

Ndryshe transportit publik në kryeqytet së shpejti pritet t’i shtohen edhe 110 autobusë të rinj, 80 prej tyre do t’i takojnë sektorit privat.

Për momentin 51 autobusët janë në dispozicion që operojnë në 7 linja të ndryshme të kryeqytetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori