LAJMI I FUNDIT:

Trafikojnë drejtësinë, gyqtarët e prokurorët bëhen milionerë

Trafikojnë drejtësinë, gyqtarët e prokurorët bëhen milionerë

Edhe 17 vjet pas luftës Kosova ka mungesë të legjislacionit në drejtim të hulumtimit dhe kontrollimit të vazhdueshëm të prejardhjes së pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, në mënyrë që kësisoj të konstatohej se si është fituar ajo pasuri e tyre.

Pavarësisht mosrregullimit të kësaj çështje me norma ligjore dhe me aktet më të larta normative, shtrohet pyetja se a do të guxonte ndokush që ta hetonte pasurinë marramendëse, veçmas të disa njerëzve të drejtësisë kosovare, të cilët kanë arritur të bëjnë pasuri milionëshe e shumëmilionëshe, derisa në anën tjetër ajo nuk mund të justifikohet me asgjë?

Analisti Florim Zeqa ka thënë se bazuar në situatën e kapjes së shtetit dhe institucioneve të drejtësisë nga mafio-politika dhe parapolitika, nga grupet kriminale, një gjë e tillë, sipas tij, është tepër e vështirë që të realizohet.

“Në rrethanat e krijuara, prokuroria as që e ka guximin të hetojë pasurinë e paligjshme të zyrtarëve të lartë brenda drejtësisë kosovare, pasuri kjo të cilën e kanë krijuar duke trafikuar drejtësinë e qytetarëve të rëndomtë të këtij vendi. Ajo që mund të bëjnë prokurorët e përgjegjshëm dhe të guximshëm të drejtësisë kosovare në momentin e tanishëm, është mundësia që rastet e dyshimta të shpërdorimeve në sistemin e drejtësisë t’i ngrisin si raste pranë EULEX-it, pse jo edhe gjykatave apo ndonjë prokurorie ndërkombëtare”, tha Zeqa, për “Kosova Sot”.

Më tej, Zeqa ka nënvizuar se çdo etapë historike dhe çdo kohë i ka heronjtë e vet, dhe, sipas tij, koha nëpër të cilën po kalon populli ynë, i kërkon heronjtë brenda sistemit të drejtësisë, të cilët, siç tha “me guximin dhe vendosmërinë e tyre, të përballen me sfidat e kohës, për të luftuar një herë e mirë brenda shoqërisë sonë krimin e organizuar dhe korrupsionin nga lartë- poshtë dhe anasjelltas”.

“Nëse presim, që tjerët (ndërkombëtarët) të na i zgjidhin detyrat e shtëpisë, atëherë mund të kalojnë edhe 17 vjet të tjera të zhytur në krim, korrupsion dhe varfëri ekstreme, përderisa në anën tjetër klasa e kusarëve politikë do të vazhdojnë pasurimin e skajshëm mbi kurrizin tonë”, është shprehur Zeqa.

Sa i përket mënyrës së pasurimit të ligjshëm apo të paligjshëm, dhe hulumtimit e vërtetimit të prejardhjes së pasurisë, profesori Mazllum Baraliu mendon se mënyra më e mirë e avancimit të gjendjes së tanishme në këtë aspekt, do të ishte që të përgatitej dhe të miratohej një ligj për hulumtimin e prejardhjes së pasurisë të të gjithë zyrtarëve, por dhe ish-zyrtarëve të shtetit dhe institucioneve të tjera në mënyrë siç tha “që nga zanafilla, nga paslufta të ketë një hulumtim dhe vërtetim të gjendjes dhe mënyrës së pasurimit të pabazë ose me bazë të gjithë atyre njerëzve që kanë bërë pasuri marramendëse qoftë në mënyrë direkte apo indirekte, në emër të tyre apo në emra të tjerë.

“Vetëm mënyra e nxjerrjes së një ligji të tillë do të mund ta shëronte këtë gjendje dhe rrjedhimisht ta sqaronte edhe situatën sa i përket kësaj çështjeje, pra pasurimit edhe të zyrtarëve në drejtësi, por edhe në të gjitha fushat e tjera të sferës publike në Kosovë”, ka potencuar Baraliu.

Ndërsa, profesori i drejtës penale, Ismet Salihu, thotë se nëse do të nxirrej ligji për verifikimin dhe kontrollimin e prejardhjes së pasurisë, atëherë ndaj këtyre personave, mund të fillohej kontrollimi i prejardhjes së pasurisë, por shtoi se vetëm në rastet kur dyshohet se personi i caktuar ka kryer vepër penale.

“Në disa shtete ekzistojnë ligjet e posaçme, përmes të cilave kur një person i caktuar e ka pagën 1000 apo 2000 euro, ndërsa ka bërë pasuri milionëshe brenda një periudhe 3 apo 4-vjeçare, atëherë ligjet në fjalë e japin mundësinë që personi në fjalë të tregojë prejardhjen e pasurisë dhe në rast se ai nuk ka argumente, apo dokumente dhe fakte me të cilat e arsyeton atë pasuri që posedon, atëherë atij i merret pasuria dhe në këto raste barrat e provave rëndojnë ndaj atij personi, i cili dyshohet se ka bërë atë pasuri në mënyrë të kundërligjshme”, ka pohuar profesori i drejtës penale, Ismet Salihu, për gazetën “Kosova Sot”

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori