LAJMI I FUNDIT:

“Tradhtoi” Bashën për Berishën, Florjana Garo: Vjehrra më doli kundër por nuk e kam problem

“Tradhtoi” Bashën për Berishën, Florjana Garo: Vjehrra më doli kundër por nuk e kam problem

Florjana Garo ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike ka qenë një ndër personat që ‘tradhtoi’ Bashën duke u renditur kështu në krahë të Berishës.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Floriana Garo ka zbuluar se vjehrra e saj nuk e ka mbështetur këtë lëvizje për shkak të bindjeve politike, gjë e cila nuk e ka shqetësuar aspak Garon pasi ka mbështetjen e bashkëshortit.


Ndër të tjera Garo ka treguar gjithashtu edhe për ‘tradhtinë’ nga Basha tek Berisha. Tashmë zëdhënsja e foltores u shpreh se nuk e kishte aspak të vështirë dhe se ish-kryeministri i ka qëndruar gjithmonë pranë duke e këshilluar për daljet e saj në ekran.

Pjesë nga intervista:

Floriana Garo: Vjehrra ime më mori sot në telefon dhe tha më kanë marrë ata të Top Channel dhe duan një mesazh. Marrëdhëniet janë shumë të mira. Jemi të lumtur që jemi afër.

Bieta Sulo: Ka pasur diskutime për politikën?

Floriana Garo: Ka pasur diskutime sepse bindjet janë të ndryshme. Unë e di që është e djathtë, megjithatë ka tjetër mendësi sa i përket arritjes së Shqipërisë që ne dëshirojmë të kemi dhe nuk e ka përqafuar angazhimin tim por nuk e kam problem këtë gjë sepse më ka mbështetur im shoq.

Bieta Sulo: Argumenti që i ke dhënë?

Floriana Garo: Që unë e besoj këtë gjë dhe kur e besoj diçka, i futem me mish e shpirt. Nuk besoj gjëra kollaj, por kur e besoj, investohem.

Bieta Sulo: Kalimi nga Basha tek Berisha ishte e vështirë?

Floriana Garo: Jam investuar me mish e me shpirt për fushatën e PD. Jam e djathtë në bindje, por për mua PD nuk është asgjë pa liderin historik Sali Berisha. Nuk ka qenë e vështirë për mua që të kaloja nga ideja e Bashës që ishte kryetari i partisë dhe unë zëdhënësja e fushatës. Kam bërë më të mirën ashtu siç po bëj më të mirën tani me zotin Berisha. Unë e kam takuar zotin Berisha në vitin 2012 dhe kemi ruajtur marrëdhënie kortezie, por ka qenë gjithmonë këshillues dhe bashkëbisedues shumë i mirë.

Bieta Sulo: Këshilla që të ka dhënë?

Floriana Garo: Mos ji shumë agresive në emisione televizive sepse nuk përcillet mirë nga teleshikuesit. Këtë e kam mbajtur vath në vesh. Ai më ka lënë hapësirë të shprehesha e të isha vetvetja.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori