LAJMI I FUNDIT:

Toyota vlerësohet sërish si brendi më i vlefshëm i veturave

Toyota vlerësohet sërish si  brendi më i vlefshëm i veturave

Një studim i publikuar nga vlerësuesi i tregut, Millward Brown, tregon se Toyota është brendi më i vlefshëm i veturave në botë, prapë.

Me një vlerë të markës prej 29.5 miliardë dollarë, Toyota me krenari zë vendin e parë në top 100 “BrandZ”, të markave më të vlefshme të veturave globalisht të publikuar nga Millward Brown.


Toyota është rritur për dy për qind krahasuar me vitin e kaluar dhe kjo është e gjitha për shkak të përpjekjeve të Toyotës në përmirësimin dhe kujdesin ndaj konsumatorëve, thotë drejtori i Global BrandZ, Peter Walshe.

Ky studim ka filluar të bëhet qe 11 vjet, ndërsa Toyota herë ka zënë vendin e parë plot nëntë herë, transmeton koha.net.

Renditja bëhet duke intervistuar më shumë se dy milionë pronarë të makinave nga e gjithë bota.
BMW zë vendin e dytë, ndërsa këtë vit është rritur për dy për qind dhe është vlerësuar 26.8 miliardë dollarë, falë suksesit të serisë 7 dhe alternativat tjera si i3, i8.

Mercedes-Benz ka arritur rritjen më të madhe nga të gjithë. Ky prodhues i veturave është rritur për katër për qind ndërsa vlerësohet 22.7 miliardë dollarë, si rezultat i rifreskimit të shumë modeleve të saja.