LAJMI I FUNDIT:

Toyota do të shpenzojë 3.4 miliardë dollarë, në kompensimin e makinave të ndryshkura (Foto)

Toyota do të shpenzojë 3.4 miliardë dollarë, në kompensimin e makinave të ndryshkura (Foto)

Prodhuesi japonez i automobilave Toyota, po përballet me një numër të madh makinave të ndryshkura para kohe, pronarët e të cilave po kërkojnë kompensim.

Për shkak të një lëshimi gjatë procesit të punimit, këto SUV dhe kamionçina kanë mbetur pa mbrojtësin për ndryshk, transmeton Telegrafi.


Për pasojë, derisa ende janë nën garanci, pjesët e tyre metalike kanë nisur të ndërrojnë ngjyrë dhe të kenë sipërfaqe të vrazhdë.

Deri më tani janë prekur mbi 1.5 milionë Tacoma, ndërsa më pak janë prekur modelet Tundra dhe Sequoia.

Kompania Toyota ka bërë të ditur se do t’i kompensojë të gjithë pronarët e dëmtuar, që i kanë blerë këto makina në 12 vitet e fundit.

Këtu përfshihen edhe ata që i kanë riparuar pjesët e ndryshkura, pa e paraqitur rastin te prodhuesi. /Telegrafi/

toyota-do-te-shpenzoje-3-4-miliarde-dollare-ne-kompenzimin-e-makinave-te-ndryshkura-foto-2

toyota-do-te-shpenzoje-3-4-miliarde-dollare-ne-kompenzimin-e-makinave-te-ndryshkura-foto-3

toyota-do-te-shpenzoje-3-4-miliarde-dollare-ne-kompenzimin-e-makinave-te-ndryshkura-foto-4

toyota-do-te-shpenzoje-3-4-miliarde-dollare-ne-kompenzimin-e-makinave-te-ndryshkura-foto-5