LAJMI I FUNDIT:

Toyota Prius me dukjen më të çuditshme deri më tani

Toyota Prius me dukjen më të çuditshme deri më tani

Gjatë kohës, Toyota Prius ka pasuar ndryshime të shumta, por kjo duket se është më e çuditshmja

Prej gjeneratës së dytë, që është lansuar më 2003, Toyota Prius ka dukje të çuditshme, ndërsa me kalimin e kohës, ka bërë ndryshime mjaft të guximshme, që ia kanë ndryshuar dukjen, transmeton Telegrafi.


Deri më tani kemi parë mjaft versione, teksa Ambivalent RD Prius PHV Concet, ka paraqitje shumë të veçantë dhe dallon prej të tjerave.

Ky koncept, ka dizajnë që bie në sy shkaku i dritave dhe përfundimeve në pjesën e pasme dhe në atë të përparme, ndërsa në përgjithësi është një veturë e çuditshme.

Megjithëse është vetëm një koncept dhe nuk është thënë se mund të hyjë në prodhim dhe të del si makinë që mund të vozitet në rrugë, ky Toyota Prius do ishte mjaft i pëlqyeshëm. /Telegrafi/