LAJMI I FUNDIT:

Toyota Land Cruiser nga INKAS është i “pamposhtur”, nuk mund t’i bëjnë asgjë TNT, minat e granatat

Toyota Land Cruiser nga INKAS është i “pamposhtur”, nuk mund t’i bëjnë asgjë TNT, minat e granatat

INKAS është kompani që prodhon mjete të blinduara, për njerëzit që kurrë nuk ngopen me nivel të lartë të sigurisë.

Në “kreacionin” më të ri të kompanisë, kanë sjellë Toyota Land Cruises të blinduar me certifikatë VPAM VR7, transmeton Telegrafi.


Kjo tregon se çfarë është dhe si duket vetura kur aktivizohet 15 kilogramë pranë SUV-it. VR7 nënkupton se mund t’i rezistojë municionit 7,62×51 si dhe 5,56×45.

Në këtë veturë të Toyotas janë shkrepur 780 plumba të kalibrit të ndryshëm. Përveç kësaj, INKAS ka arritur nivelin 2 të certifikatës STANAG4569 për mbrojtje kundër granatave, një standard i vendosur nga NATO sa i përket mbrojtjes së pasagjerëve në mjete të lehta të blinduara.

Gjashtë granata në kulm dhe katër nën mjet, dy mina kundër këmbësorisë dhe TNT është shpërthyer, dhe nuk kanë mundur të depërtojnë brenda kabinës së veturës. /Telegrafi/