LAJMI I FUNDIT:

Tottenhami vjen me gafën e vitit, i dërgoi Bentancurit kontratën me emrin e njërit nga objektivat e dështuar të transferimeve të janarit

Tottenhami vjen me gafën e vitit, i dërgoi Bentancurit kontratën me emrin e njërit nga objektivat e dështuar të transferimeve të janarit

Tottenham Hotspur arriti t’i dërgonte një kontratë mesfushorit Rodrigo Bentancur që kishte emrin e gabuar në të, pasi në vend të emrit të uruguaianit kishin lënë emrin e njërit objektiv të dështuar transferimi të afatit dimëror.

Spurs u lidhen me një numër lojtarësh gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi Antonio Conte u përpoq të përforconte skuadrën që ai kishte marrë drejtimin në nëntor.

Megjithatë, ata nuk arritën t’i marrin yjet që kërkuar, pasi disa nga objektivat e tyre kryesorë zgjodhën të transferoheshin në ekipe të tjera në vend të Spurs.


Pasi humben Adama Traoren, me lojtarin e Wolves që u huazua te Barcelona dhe Luis Diaz që kaloi te Liverpooli, Conte përfundimisht përfundoi duke marrë Bentancur dhe Dejan Kulusevski nga Juventusi.

Dështuan në Adama Traoren dhe Luis Diaz - Tottenhamin e refuzon edhe lojtari nga liga e shtatë e Anglisë
Lexo po ashtu Dështuan në Adama Traoren dhe Luis Diaz - Tottenhamin e refuzon edhe lojtari nga liga e shtatë e Anglisë

Por, sipas gazetës portugeze Record, njëra nga ato marrëveshje nuk ishte aq e lehtë sa mund të dukej, pasi, emri i Diazit ishte lënë në kontratën për Bentancur.

Gazetari Sergio Krithinas pohoi se avokati mbeti shumë i ‘çuditur’ kur pa se kontrata me emrin e ish-lojtarit të Portos ishte në marrëveshje për klientin e tij, veçanërisht pasi kolumbiani kishte nënshkruar tashmë për Liverpoolin.

Diaz fillimisht ishte lidhur me një lëvizje te skuadra e Jurgen Klopp, por Spurs ishin në fakt skuadra e parë që bëri ofertë për sulmuesin e Portos.

Në vend të kësaj, ai zgjodhi Reds dhe nënshkroi për Liverpoolin, për t’u bashkuar me ekipit që po lufton me Manchester Cityn për titullin e Ligës Premier.

25-vjeçari ka shënuar 14 gola në 18 ndeshje të ligës për Porton këtë sezon dhe tifozët e Liverpoolit do të jenë gjithashtu të lumtur të dinë se ai ka aftësi të mira sulmuese, pasi tashmë janë rikthyer në kujtesë disa driblime të tij, ku njëri nga to është ‘turpërimi’ që i bëri Fredit të Manchester Unitedit.

Spurs do të jenë të kënaqur që arritën të nënshkruajnë me Bentancur dhe Kulusevski, edhe nëse ata nuk ishin zgjedhjet e tyre të para.

Jesse Lingard, Franck Kessie dhe Yannick Carrasco gjithashtu thuhet se ishin të dëshiruar nga Conte, por secili prej tyre mbeti me klubet e tyre aktuale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori