Tottenham Hotspur lëshoi një deklaratë duke protestuar ndaj vendimit të Ligës Premier për shtyrjen e ndeshjes së tyre me Arsenalin, duke argumentuar se ata duhet të ndjekin shembullin e vendosur nga protokolli i Serie A për COVID-19.
Derbi i Londrës së Veriut ishte menduar të zhvillohej të dielën, por u anulua me vetëm disa orë të mbetura pas një kërkese nga Arsenali.
Ata u lejuan të shtynin ndeshjen për shkak se mungesat u morën parasysh duke përfshirë ato me COVID-19, lëndimet ekzistuese dhe të fundit me lojtarët e shumtë në detyrë ndërkombëtare në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Sipas protokollit të ri të Serie A të rënë dakord këtë javë, Arsenali nuk do të kishte mundur ta shtynte ndeshjen, sepse vetëm rastet e COVID-19 merren parasysh.
Protokolli italian i rënë dakord me klubet, qeverinë dhe autoritetet lokale shëndetësore thotë se një lojë mund të anulohet nëse një skuadër ka të paktën 35 për qind të lojtarëve që rezultojnë pozitivë për COVID-19 në të njëjtën kohë.
Ata nuk marrin parasysh dëmtimet apo detyrimet ndërkombëtare kur bëjnë atë llogaritje.
Tottenhami, drejtori i të cilit Fabio Paratici dhe trajneri Antonio Conte janë italianë, kanë lëshuar një deklaratë duke i kërkuar Ligës Premier të ndjekë një shembull të ngjashëm me Serie A.
Club statement.
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) January 15, 2022
“Jemi jashtëzakonisht të befasuar që kjo kërkesë është miratuar. Ne vetë u s’kualifikuam nga Liga e Konferencës pasi një numër i konsiderueshëm i rasteve të COVID nënkuptonin se ne duhej të ri-caktonim një ndeshje dhe kërkesa jonë për të lëvizur ndeshjen tonë në Leicester nuk u miratua – vetëm që ajo të shtyhej më pas kur Leicester të kërkonte”.
“Qëllimi fillestar i udhëzimit ishte të merrej me disponueshmërinë e lojtarëve të prekur drejtpërdrejt nga rastet e COVID, duke rezultuar në skuadra të varfëruara që kur merren së bashku me lëndimet do të rezultonin që klubi të mos ishte në gjendje të luante një ekip”.
“Ne nuk besojmë se ishte qëllimi për t’u marrë me disponueshmërinë e lojtarëve që nuk kanë lidhje me COVID. Tani mund të shohim pasojat e padëshiruara të këtij rregulli. Është e rëndësishme që të ketë qartësi dhe konsistencë në zbatimin e rregullit. Përsëri fansat i kanë parë planet e tyre të ndërprera në një njoftim të shkurtër të papranueshëm”, thuhet në deklaratën e Spurs. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

Real Madridi mendon për Lamine Yamal dhe Nico Williams nëse Vinicius Jr dhe Rodrygo shiten

Kosova siguron tri medalje në turneun e boksit në Bullgari

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet