Tottenham – Man Utd, formacionet e mundshme të ndeshjes interesante në Ligën Premier

Tottenham Hotspur dhe Manchester Unitedi do të ndeshen sot (e premte) mes vete në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Ligën Premier.
Spurs janë nikoqir të Djajve të Kuq në ndeshjen e parë të tyre pas rikthimit të futbollit pas më shumë se tre muajve shkaku i pandemisë.
Kjo ndeshje pritet me interesim të madh pasi të dy klubet janë në garë të fortë për të fituar një vend në katërshe të Ligës Premier.
Ekipi i Jose Mourinhos ka përfituar nga ky “pushim i dhunshëm” për të rifituar disa lojtarë të lënduar dhe ka përfituar nga rikthimi i yllit Harry Kane.
Në anën tjetër, edhe ekipi i Ole Gunnar Solskjaer është kompletuar, por Paul Pobga pritet ta fillojë këtë ndeshja nga banka rezervë.
Formacionet e mundshme Tottenham (4-3-3): Lloris; Aurier, Alderëeireld, Vertonghen, Davies; Sissoko, Winks, Ndombele; Moura, Kane, Son










































