eksperti-banner

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, dënoi djegien e automjeteve në pronësi të Ambasadës bullgare dhe tha se sipas informacionit që ka në dispozicion, Prokuroria do të punojë për këtë rast si procedurë urgjente.

Sipas tij, ky lloj dhune nuk do të tolerohet, veçanërisht kur bëhet fjalë për raste që përfshijnë përfaqësues zyrtarë të vendeve të huaja në vend.


"Dënimi i çdo dhune kundër kujtdo në Maqedoni është një deklaratë logjike nga Ministri i Brendshëm. Dje patëm një dënim si nga Kryeministri ashtu edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme. Sigurisht, nuk do të lejojmë dhunë dhe ajo nuk do të tolerohet, dhe reagimi i shpejtë i Ministrisë së Brendshme për të hedhur dritë mbi rastin e konfirmon pikërisht këtë.

Autori i dyshuar për djegien e automjeteve në pronësi të Ambasadës bullgare u identifikua dhe u sigurua shumë shpejt nga Ministria e Brendshme", tha Toshkovski./Telegrafi/