LAJMI I FUNDIT:

Tortë me mjedra dhe kos

Tortë me mjedra dhe kos

Një kombinim i shkëlqyer i ëmbëlsirave të lehta dhe frutave të tharta

Përbërësit:


– 150 g miell për biskota,
– 1 lugë çaji pluhur ëmbëlsirash,
– ¼ lugë çaji sodë buke,
– ½ lugë çaji kripë,
– 120 g sheqer,
– 100 ml vaj,
– 2 vezë,
– 180 g jogurt të thjeshtë,
– 1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje,
– 200 gr mjedra të ngrira,
– sheqer pluhur.

Përgatitja:

Rrihni vezët me sheqerin, më pas shtoni jogurtin, vajin dhe vaniljen.

Përziejini të gjitha mirë, më pas shtoni miellin e situr, pluhurin për ëmbëlsira, sodën e bukës dhe kripën.

I përzieni mirë, i radhisni mjedrat dhe i hidhni në një enë të shtruar me letër për pjekje.

Piqni në furrë të nxehur në 170°C.

E pjekim në furrë të parangrohur në 170°C për rreth 40-45 minuta.

Spërkateni me sheqer pluhur.

Shijojeni, – transmeton Telegrafi.