LAJMI I FUNDIT:

Tortë me çokollatë

Tortë me çokollatë

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:


* 8 vezë,
* 8 lugë sheqer,
* 8 lugë miell,
* 3 lugë kakao,
* 100 gr gjalpë,
* 1 pluhur paste,
* 400 gr çokollatë,
* 4 dcl ajkë të ëmbël,
* 3 lugë liker portokalli ose lëvore portokalli e kaluar në rende,
* fletë çokollate për zbukurim.

Përgatitja:

Tunden të bardhat e vezëve në shkumë të qëndrueshme. Shtohen të verdhat një nga një duke i tundur vazhdimisht me mikser. Mielli përzihet me pluhur paste e kakao dhe, duke e përzier brumin me lugë,qitet pak e nga pak. Shtohet gjalpi i shkrirë e i ftohur dhe përzihet me lugë gjersa masa të kompaktësohet. Brumi derdhet në kallëp për tortë të shtruar me letër të yndyrshme dhe futet në furrë të nxehtë me temperature 180ºC për t’u pjekur për 50 min. Pasi të piqet,qëndron në furrë edhe një orë gjersa të ftohet.

Ndërkohë, shkrihet çokollata e grimcuar në enë të vendosur mbi avull. Veçmas tundet ajka gjersa të bëhet një masë e dendur. Shtohet çokollata e shkrirë e ftohur dhe me mikser tundet së bashku me ajkë gjersa të fitohet një masë e njëllojtë.

Torta pritet horizontalisht në tri pjesë dhe lyhet në mes, mbi dhe anash me kremin e përgatitur. Zbukurohet sipas dëshirës ose sikurse në foto me trëndafil të sheqerosur dhe gjethe çokollate./Telegrafi/