E shkriftë, e lëngshme dhe kaq e parezistueshme Përbërësit:- 3 vezë më të mëdha apo 4 më të vogla,- 2 filxhanë grizë,- 2 filxhanë miell,- 1 filxhan vaj,- 1 filxhan jogurt,- 1 filxhan sheqer,- 1 qese pluhur për ëmbëlsira,- 1 lëvore limoni,- 50 gr rrush të thatë,- 1 vanilje,- 1 grusht arra të grira,- 600 gr kumbulla.

fgfgfgf 2


Përgatitja:

Tundni vezët me sheqer dhe shtoni miellin, grizin dhe pluhurin e ëmbëlsirave, pastaj vajin, jogurtin, limonin, rrushin e thatë dhe gjysmën vendoseni në tepsi.

Kumbullat radhisni gjysmën dhe pjesën e mbetur të brumit rrafshojeni. Sipër qiteni pjesën tjetër të kumbullave.

Spërkatni sheqerin e vaniljes dhe një grusht arra të grira.

Piqni në 200 gradë Celsius rreth 30 minuta.

Shijojeni, - transmeton Telegrafi.