LAJMI I FUNDIT:

Torovica e Lezhës ende nën ujë, dëme të mëdha në të mbjella

Torovica e Lezhës ende nën ujë, dëme të mëdha në të mbjella

Reshjet e shiut kanë pushuar prej ditësh, por fushat në Torovicë të Lezhës vazhdojnë të jenë të përmbytura. Hidrovori i Balldrenit nuk ka kapacitet për të tërhequr ujin.

“Në këto kushte që është toka e Torovocës më vjen keq që të kujtoj Partinë e Punës se për dy ditë e largonin ujin. Nuk ekzistonte asnjë pikë ujë në sipërfaqe të tokës. Sot në këto kohë është katastrofë se ka kushte teknologjike më të përparuara. E nuk dihet kur do të tërhiqet uji se ka një javë. Shpresojmë mos bjerë më shi, të verë dorën Zoti që të thahet vetë,” tha një qytetar.


“Nuk fusin eskavatorët të heqin ujin se ju dhimbset nafta”, u shpreh një tjetër.

ABC mëson se nevojitet një hidrovor i ri, me pompa që të jenë të arritshme në këtë fushë.

Kjo situatë ka shkaktuar dëm të madh për bujqësinë dhe kosto për fermerët e kësaj zone.

Fermerët thonë se dhe këtë vit e humbën grurin dhe jonxhën. Ata dhe bagëtitë e tyre do të kenë vështirësi të ushqehen.

“5 dynymë i kam grurë dhe 3 dynym jonxhë. Lopën do ta kullos rrugëve, s’ka ardhur njeri të na shohë”, tha një fermer.

“Kemi bukën e gojës grurin dhe jonxhën për blegtori. Shpenzimet kot mbjell, mos korr. Të vijë dikush të na shohë për një dëmshpërblim, se ne nuk kemi burime të tjera. Pothuajse falimetuam”, tha një tjetër.

“I bëj thirrje Pjerin Ndreut të nxjerrë komisionin të shohin dëmet. Jam i majtë 100%, do më bëjnë të kaloj në krahë të kundërt”, tha një qytetar.

Drejtoria e Bujqësisë nuk ka publikuar një raport për situatë aktuale të tokava që janë ende nën ujë. Ndërsa bilanci i dëmeve nuk është përllogaritur. /Abcnews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori