Juventus ka fituar në udhëtim te Torino me rezultat 3-1.

Skuadra e Max Allegrit ka shënuar një fitore të madhe ndaj rivalit lokal, Torinos, duke ngritur në shtatë pikë diferencën me përcjellësit në Serie A.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Andra Belotti (16’) për vendasit, ndërsa Gonzalo Higuain (28’, 82’) dhe Miralem Pjanic (90+) për ‘Zonjën e Vjetër’.

Lojtari me notën lartë është shënuesi i dy golave, Higuain, me notë 9.0, ndërsa nota me e ulët i takon mesfushorit të Torinos, Mirko Valdifiori, me notën 5.6. /Telegrafi/

Torino:

Juventus:

telegrafi sport app